Ballina Bota

SERBI – Vuçiç: Ne nuk kemi të bëjmë me atë që ndodhi në Kosovë dhe Prishtina e di këtë

BEOGRAD, 1 dhjetor /ATSH-TANJUG/ – Presidenti i Serbisë dhe anëtari i kryesisë së SNS-së, Aleksandar Vuçiç deklaroi se Beogradi nuk ka lidhje me atë që ndodhi në veri të Kosovës, ku u dëmtua kanali Ibër-Lepenc dhe se edhe Prishtina e di këtë.

Vuçiç e komentoi këtë gjatë një bisede me të rinjtë në forumin e SNS-së ”Rinia e Serbisë, grackat dhe mundësitë”, duke u thënë atyre, veçanërisht atyre që merren me politikë, të mos reagojnë kurrë nën presion.

“Edhe një gjë për të mësuar nga unë, sidomos ju që jeni në politikë… Ne mund ta kishim bërë këtë (në Lepenc) dhe ta kishim kthyer edhe lumin për ta, nuk na duhej asnjë terrorizëm, nuk kam çfarë t’i justifikoj askujt”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se ”ata e dinë që nuk e kemi bërë ne”.

”Çfarë duhet të bëj që të justifikohem, të vrapoj nëpër mediat e botës, t’u kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë, nëse do ta interpretojnë si të duan. Prandaj gjithmonë ngadalë, pasi në fund, gjithçka do të bjerë”, tha Vuçiç gjatë një bisede me të rinjtë në forumin e SNS-së ”Rinia e Serbisë, grackat dhe mundësitë”./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak115 vite nga çelja e së parës shkollë kombëtare pedagogjike në Shqipëri
Artikulli tjetërPartia e Lirisë: Shndërrojmë bujqësinë në burim kryesor të të ardhurave