Ballina Flash

Lajçak kërkon përgjegjësi për sulmin në veri të Kosovës

PRISHTINE, 30 nëntor/ATSH/ I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm në veri të Kosovës.

“Ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës kritike të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Lajçak derisa ka shpërndarë reagimin e shefit të zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Mbrëmjen e 29 nëntorit ka ndodhur një shpërthim në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, në pjesën veriore të Kosovës.

Shpërthimi ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se sulmi është kriminal e terrorist dhe vjen nga bandat e orkestruara nga Beogradi. /KosovaPress/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSa orë gjumë duhen bërë për të pasur një plakje të ”ëmbël”?
Artikulli tjetërRama: Brenda dhjetorit, marrëveshje me EBA për programin e sigurisë në shkolla