Ballina Flash

KosovaPress nën sulme kibernetike

PRISHTINË, 29 nëntor /ATSH/ Agjencia e Lajmeve KosovaPress po përballet me sulme të vazhdueshme kibernetike.

Sipas KosovaPress këto sulme po e bëjnë më të vështirë punën e mediumit.

Rrjedhimisht, e kemi rritur sigurinë e hyrjes në faqe dhe si shkak i kësaj, qasja në ueb faqen e KosovaPress-it është më e ngadaltë, ndaj për këtë arsye mediumi kërkon mirëkuptimin e lexuesve.

KosovaPress shprehet se Departamenti i Lajmeve mbetet i përkushtuar të sjellë në kohë të shpejtë të gjitha zhvillimet e fundit.

Kjo nuk është hera e parë që KosovaPress përballet me sulme të tilla.

Këto sulme godasin direkt fjalën e lirë dhe përpjekjet për të sjellë para lexuesve dhe klientëve informacionin e saktë dhe të besueshëm.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Zelensky: Përshkallëzimi i Putinit synon të prishë përpjekjet e paqes
Artikulli tjetërBerisha: 28 Nëntori 1944, Shqipëria nga një pushtim i vjetër në një pushtim të ri