Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 28 nëntor 2024

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit gradual të masave ajrore të ftohta dhe të lagështa.

Moti parashikohet deri në orët e pasdites me kthjellime dhe alternime vranësirash në shtim gradual mesatare deri dhe të dendura. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e pasdites reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në zonën e veriperëndimit. Më pas në orët e vona të mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/14 Diell re shi
Kukës 3/14 Diell re
Lezhë 7/14 Diell re shi
Dibër 3/13 Diell
Durrës 6/19 Diell re shi
Tiranë 9/20 Diell re shi
Elbasan 6/20 Diell re shi
Berat 5/21 Diell re shi
Vlorë 9/21 Diell re shi
Korcë 2/16 Diell re
Gjirokastër 1/19 Diell re
Sarandë 8/20 Diell re

/a.f/

                                                                       

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTirana mikpret Paradën e Shqiptarëve, masat për devijimin e qarkullimit të mjeteve
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/11/2024