Ballina Flash

Gërvalla: Të jetësohet ëndrra e Ismail Qemalit e Isa Boletinit

PRISHTINË, 28 nëntor/ATSH/ Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe disa deputetë të mazhorancës, kanë bërë homazhe dhe nderime sot te kulla e Isa Boletinit, në veri të vendit.

Isa Boletinin, ajo e quajti gjeneral të pavarësisë.

“Po festojmë bashkë me ju aty ku prehet gjenerali i pavarësisë Isa Boletini dhe po e kujtojmë rrugën e tij, rrugën tonë që nuk ishte e lehtë, por që ia vlejti çdo pikë gjaku e çdo pikë djerse. Andaj, urime dita e flamurit, u jetësoftë ëndrra e Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe baballarëve të pavarësisë”, ka thënë Gërvalla.

/Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVrasja e Martin Canit, Hoxha: Mbështes deklaratën e Policisë, ndalni dezinformimin
Artikulli tjetërAnulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, dështoi tenderi për organizim