Ballina Ekonomi

Partneriteti Publik Privat, model i rëndësishëm për investimet strategjike

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), kryesuar nga Anke Weber, shefe e misionit dhe Sebastian Sosa, përfaqësues rajonal për Ballkanin Perëndimor, gjatë vizitës së tyre në Tiranë për Artikullin IV 2024, zhvilluan një takim pune me zv/ministrat e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe ekspertët e MEKI.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau në rrjete sociale momente nga ky takim, teksa informoi mbi çështjet kryesore që u diskutuan në këtë tryezë.

“Në këtë takim të rëndësishëm diskutuam mbi Partneritetet Publike Private (PPP) – një model i rëndësishëm për investimet strategjike që mbështesin zhvillimin ekonomik, si dhe për ndërmarrjet shtetërore me pronar shtet duke analizuar sfidat dhe mundësitë për të përmirësuar menaxhimin dhe eficiencën e tyre”, shkroi Gonxhja.

Vizita nënvizoi bashkëpunimin e vazhdueshëm midis institucioneve shqiptare dhe FMN-së, me qëllimin e përbashkët për të ndërtuar politika të qëndrueshme që fuqizojnë ekonominë dhe promovojnë transparencën.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDhuna në shkolla, Manastirliu: 2000 raste të parandaluara, mbi 95% të rasteve janë referuar te prindërit
Artikulli tjetërGuardia Di Finanza vlerëson bashkëpunimin me Policinë shqiptare në luftën kundër kanabisit