Ballina Bota

KIEV – Rusia sulmon Ukrainën me një numër rekord dronësh

KIEV, 26 nëntor /ATSH-DPA/ – Rusia sulmoi Ukrainën me një numër të paprecedentë dronësh, njoftoi Mbrojtja Ajrore e Ukrainës.

Sipas saj ”Moska sulmoi vendin me 188 dronë dhe katër raketa balistike Iskander-M gjatë natës”.

Portali ukrainas i lajmeve ”Ukrainska Pravda” raportoi se ky ishte numri më i madh i dronëve të lëshuar nga Rusia brenda një nate.

”Në kryeqytetin Kiev, sirenat e sulmit ajror ranë për më shumë se pesë orë”, sipas raporteve zyrtare.

Në mëngjes, Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se kishin rrëzuar 76 dronë në 17 rajone të vendit.

Fluturimet e 95 dronëve u ndërprenë, dyshohet se për shkak të kundërmasave elektronike.

Pesë dronë thuhet se kanë fluturuar në drejtim të Bjellorusisë fqinje.

Ukraina është mbrojtur nga pushtimi rus në shkallë të gjerë me ndihmën e Perëndimit për më shumë se dy vjet e gjysmë.

Moska sulmon vazhdimisht infrastrukturën energjetike të vendit./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOsmani me studentët në Kanada: Shpërblimi i agresorit, kurrë nuk ka çuar drejt paqes
Artikulli tjetërVjenë, Koçiu: Mbi 60 projekte bashkëpunimi me Agjencinë Atomike, përmirësim i rezultateve në trajtimin e kancerit