Ballina Bota

RUMANI – Kandidati presidencial i ekstremit të djathtë Georgescu në balotazh me Ciolacu

BUKURESHT, 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Në një kthesë befasuese të ngjarjeve, kandidati i pavarur rumun i ekstremit të djathtë Calin Georgescu ka kaluar kryeministrin Marcel Ciolacu të Partisë Social-demokrate (PSD) në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

Ciolacu kishte një epërsi të ngushtë në parashikimet bazuar në numërimin e hershëm të votave, por Georgescu e kaloi atë më vonë në mbrëmje, duke e shtyrë Ciolacun në vendin e dytë.

Të dy do të përballen në balotazh më 8 dhjetor.

Georgescu ka marrë 22,09% të votave, ndërsa Ciolacu ka 21,99%, tha Zyra Qendrore Zgjedhore, bazuar në numërimin e votave nga 83,07% të qendrave të votimit.

Në këto shifra nuk përfshihen votat e rumunëve që jetojnë jashtë vendit.

Georgescu, një i pavarur më parë pak i njohur, kishte tërhequr vëmendjen me qëndrimet pro ruse dhe anti perëndimore si dhe një obsesion me fashistët rumunë të Luftës së Dytë Botërore.

Agronomi dhe veterineri 62-vjeçar kishte bërë fushatë kryesisht në Tiktok.

Georgescu ishte më parë një anëtar i partisë parlamentare të ekstremit të djathtë AUR, por dha dorëheqjen pas një mosmarrëveshjeje./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMuzhaqi: Përshtatje e arsimit dhe trajnimit me nevojat e tregut të punës
Artikulli tjetërDhuna me bazë gjinore, Policia: Denonconi çdo rast, reagim të menjëhershëm për parandalimin e këtij krimi