Ballina Bota

BRUKSEL – COREPER i kërkon Shqipërisë hapjen e grupkapitullit VI për marrëdhëniet me jashtë

BRUKSEL, 25 nëntor /ATSH-ANSA/ – Shqipëria përparon më tej në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm të Qeverive të Shteteve Anëtare në Bashkimin Evropian (COREPER), ambasadorët e 27 vendeve anëtare do t’i kërkojnë Tiranës të bashkëndajë qëndrimin e saj për sa i përket grupkapitullit VI në lidhje me marrëdhëniet e jashtme.

Në të njëjtën kohë, sipas presidencës hungareze të radhës në X, Këshilli i BE-së do të fillojë të punojë për qëndrimin e tij të përbashkët për përgatitjen e Konferencës së ardhshme Ndërqeveritare me Shqipërinë.

BE nisi zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Tiranën më 15 tetor duke hapur grupkapitullin I, atë të parimeve themelore, i cili sipas metodologjisë së rishikuar është edhe i fundit që mbyllet.

Burime diplomatike sqarojnë se Këshilli i BE-së duhet të fillojë punën për qëndrimin e përbashkët për grupkapitullin VI, që do të pasojë konferencën ndërqeveritare me Shqipërinë në dhjetor./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakINSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Artikulli tjetërRama: Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, hapësira rekreative në shërbim të qytetarëve