Ballina Bota

FOKUS – Seuli zyrtar: Rusia ofron mbështetje ekonomike dhe raketa për Korenë e Veriut në këmbim të trupave

SEUL, 22 nëntor /ATSH-ANSA/ – Rusia ka ofruar mbështetje ekonomike dhe raketa kundërajrore për Korenë e Veriut në këmbim të trupave të Phenianit që mbështesin luftën e Moskës kundër Ukrainës, deklaroi Shin Won-sik, këshilltari më i lartë i Seulit për sigurinë

“Është identifikuar se pajisjet dhe raketat kundërajrore për të forcuar sistemin e cenueshëm të mbrojtjes ajrore të Phenianit janë dorëzuar në Korenë e Veriut”, shtoi Won-sik.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë se përdorimi i trupave koreanoveriore nga Rusia për ta ndihmuar atë në luftën e saj kundër Ukrainës, është një “përshkallëzim i rrezikshëm dhe destabilizues”.

Austin tha se mbi 10 000 ushtarë koreanoveriorë janë vendosur tashmë në Rusinë lindore.

Disa prej këtyre ushtarëve po zhvendosen në rajonin e Kurskit, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën, dhe janë të veshur në uniforma ruse dhe bartin pajisje ruse. Njësite të tjera nga Koreja e Veriut ndodhen tashmë në Kursk, sipas tij.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjykata Kushtetuese: Vlerësimi për “arrestin shtëpiak” ndaj Berishës do të shqyrtohet në seancë tjetër
Artikulli tjetërBerisha: Ndryshim rrënjësor në programin e PD, rishpërndarje e të ardhurave dhe pasurive publike