Ballina Ekonomi

Weber: FMN, e gatshme të ofrojë asistencë teknike për reformën e pensioneve

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Shefja e FMN-së, Anke Weber, deklaroi sot se pavarësisht se sistemi i mbledhjes së kontributeve shoqërore është me shëndet të mirë, në sajë të reformave të ndërmarra në vitet 2014-2015, prirjet demografike përbëjnë sfidë.

Weber, në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrinë Financave Petrit Malaj dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se FMN e gatshme të ndihmojë qeverinë shqiptare në procesin e hartimit të reformës së skemës së re të pensioneve.

Ajo theksoi se ende nuk ka një propozim nga ana e FMN-së.

“Po të shikojmë parametrat e sistemit të pensionit, kohëzgjatjen e kontributeve për pensionin e plotë është më lart se mesatarja e OECD, ndërsa norma është njëlloj si me vendet e tjera. Dhe kjo mund të shikohet edhe me vende të tjera dhe mosha e shenjestruar për 67 vjeç është në linjë me vendet e tjera, por edhe deficiti i pensioneve ka qenë në rënie”, tha ajo.

Sipas Weber, ka sfida me të cilat mund të përballet sistemi, një ndër të cilat ka të bëjë me tendencat demografike në vend.

“Dhe në rast se moshohet popullsia edhe kjo ndikon te pensioni. Këtë e kam thënë. Natyrisht duhen parë në sajë të reformave për të pasur qëndrueshmeri dhe efikasitet të sistemit të pensioneve. Kjo është një çështje për të cilën jemi të gatshëm të ndihmojmë autoritetet me asistencë teknike. Nuk ka propozime konkrete, jo ende të paktën”, deklaroi Weber. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj në Bruksel për 75-vjetorin e Kolegjit të Europës: Vitin tjetër dyfishohet numri i studentëve në Tiranë
Artikulli tjetërFOKUS – Gjykata Ndërkombëtare Penale urdhërarreste për Netanyahun, Yoav Gallant, liderin e Hamasit