Ballina Flash

Hapet në Burrel programi i mikrobursave të gjuhës angleze Access 2024-26

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Në kuadër te festimeve të Javës Ndërkombëtare të Arsimit, shefja e Zyrës për Marrëdhëniet me Publikun, McKenzie Louw vizitoi Burrelin për ceremoninë zyrtare të hapjes së programit të Mikrobursave të Gjuhës Angleze Access 2024-26.

Në fjalën e saj, Louw vuri theksin në rëndësinë e programit për zhvillimin e aftësive gjuhësore dhe atyre të shekullit të 21-të tek nxënësit, për t’iu dhënë më shumë mundësi në të ardhmen dhe ndikim në komunitet dhe në vend.

Njëzet nxënës të përzgjedhur për të marrë pjesë në program, morën pjesë në mësimin-lojë të organizuar nga stafi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun me fokus festën amerikane të Falënderimeve.

Aktiviteti integroi aftësitë e gjuhës angleze, kulturën dhe vlerat amerikane.

Louw falënderoi prindërit, mësuesit, drejtorët e shkollave dhe Drejtorinë e Zyrës Arsimore Vendore për mbështetjen e pjesëmarrjes aktive të studentëve në programin “English Access”. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Ditët e Alfabetit”, Arkivat ekspozojnë “Dorëshkrimet e Kadaresë” në Shkup
Artikulli tjetërFOKUS – Kievi: Raketa ndërkontinentale e lëshuar nga Rusia nuk kishte ngarkesë bërthamore