TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Ambasadorja e Republikës së Kinës, Pang Chunxue vizitoi për herë të parë qytetin e Vlorës, ku u prit në takim nga kryebashkiaku Ermal Dredha.
Gjatë takimit Chunxue dhe Dredha folën për mundësitë e mëdha për të zhvilluar turizmin, në të gjitha përmasat, jo vetëm gjatë sezonit veror.
“Bashkëpunimet e herëpashershme nuk do t’i shërbejnë vetëm investimeve, por edhe ndërveprimeve kulturore që shoqërojnë gjithmonë këto bashkëpunime”, tha Dredha.
Pas takimit, Dredha dhe ambasadorja Chunxue vizituan qytetin e Vlorës.
/k.s/j.p/























