Ballina Flash

Kupa e Shqipërisë faza e 1/16-ave luhet nesër, tetë ndeshje në program

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Nesër do të luhen ndeshjet e fazës 1/16 të Kupës së Shqipërisë. Të gjitha ndeshjet janë planifikuar të nisin në të njëjtën orë 13:00.

Duelet janë vendimtare pasi do të përcaktohen skuadrat që do të kualifikohen më tej në fazën e 1/8-ave.

Gjithashtu, duke filluar nga faza 1/8 do të garojnë edhe ekipet e renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë në “Abissnet Superiore” për sezonin 2023-2024. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVanHorn pas vizitës në Gjirokastër: SHBA, krenare që ndihmuan në restaurimin e Kalasë së Argjirosë
Artikulli tjetërDemo: Nisin punimet për ndërtimin e rrugës Bilçë-Drobonik, rëndësi strategjike për Beratin