Ballina Ekonomi

Pr/buxheti 2025, Myzyri: I kursyem buxhetit të shtetit 466 milionë lekë

TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ Buxheti për Komisionin e Prokurimit Publik për vitin 2025 do të jetë rreth 110.9 milionë lekë.

Kryetari i KPP, Jonaid Myzyri në seancën dëgjimore në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të Kuvendit, për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025”, tha se nevojat reale janë më të larta se buxheti i parashikuar.

Teksa nënvizoi se buxheti për pagat është i mjaftueshëm, Myzyri tha se kërkon mbështetje për vijimin e funksionimit për ankesat elektronike dhe mirëmbajtjen e tij.

Fondet për shpenzimet kapitale janë të pamjaftueshme, tha Myzyri.

“Gjatë viti 2024 komisioni ka paguar edhe vlerën për likuidime pjesore, ndaj kërkojmë mbështetje për likuidimin e mbetur. Me ndryshimet e ligjit, sistemi i ankesave elektronike duhet të ketë ndryshime të nevojshme, duke iu përshtatur teknologjisë”, tha Myzyri.

Po ashtu, Myzyri kërkoi edhe mbështetje që të vlerësohet edhe mundësia e sigurimit të mjediseve të reja të punës.

Myzyri tha se Komisioni i Prokurimit Publik i ka kursyer këtë vit buxhetit të shtetit 469 milionë lekë.

“Kursimet e buxhetit të shtetit për 2024, KPP sipas llogaritjeve të kryera për vendimmarrje, nga janari në nëntor të këtij viti ka kursyer nga buxheti i shtetit 469 milionë lekë”, tha Myzyri.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia operacion kundër prostitucionit në Tiranë
Artikulli tjetërProgrami për biznesin, Berisha: Do përgjysmojmë taksat, të miratohet minimumi jetik prej 200 eurosh