Ballina Flash

Automjetet në Kosovë, nga sot me goma dimërore

PRISHTINË, 15 nëntor/ATSH/- Ditën e sotme ka hyrë në fuqi urdhri në Kosovë për automjetet që duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe jo verore.

Gomat e dimrit në Kosovës, sipas urdhrit, duhet të mbahen në përdorim deri në datë 15 Mars 2025.

Policia e Kosovës u kishte bërë apel shoferëve që të ndryshojnë gomat e automjeteve për shkak të kushteve të motit në stinën e Dimrit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërfaqësues nga ambasadat e SHBA në Ballkanin Perëndimor takim me Hasanin, në fokus integrimi europian e rajonal
Artikulli tjetërNëntori i Festave, Rama: Ngjyra kuqezi në aktivitetet kulturore dhe sportive në shkolla