TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ Oficerë raportues nga ambasadat e SHBA në Ballkanin Perëndimor kanë zhvilluar sot një takim me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar detaje nga takimi i zhvilluar, ku në fokus ka qenë bashkëpunimi rajonal.
“Së bashku, ata eksploruan se si SHBA, Shqipëria dhe partnerët rajonalë mund të çojnë përpara objektivat tona të përbashkëta për paqe, begati dhe integrim europian dhe rajonal”, deklaron Ambasada amerikane.
/r.e/


























