Ballina Flash

Pensionistët protestojnë përpara kryeministrisë

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ Me mbështetjen e Lëvizjes “Bashkë”, pensionistët janë mbledhur sërish në protestë para kryeministrisë, duke kërkuar rritje të pensioneve. Ata janë shprehur se kërkojnë drejtësi dhe kanë paralajmëruar se do të intensifikojnë protestën sa më shumë koha kalon.

I pranishëm në protestë ka qenë edhe kryetari i Lëvizjes “Bashkë”, Arlin Qorri.

Protestuesit mbanin në duar parulla përmes të cilave kërkonin t’i jepet fund korrupsionit, statusin e minatorit e pension të plotë për bashkëshortet e minatorëve të vrarë në miniera.

“Me 200 mijë lekë çfarë do bëjmë? Pensionistët janë të parët në votime dhe të parët në detyrime. Ku është Kontrolli i Shtetit, ku janë sindikatat që nuk ndjehen fare”, tha një e moshuar.

“Pensioni social 500 euro. Më keq se sot nuk do bëhemi. Të mblidhemi dhe ta rrëzojmë me votën”, u shpreh një tjetër pensionist.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPirdeni: Investimi në kapitalin njerëzor, prioritet i reformës së administratës publike
Artikulli tjetërDrejtuesja e AMF-së vlerësohet për kontributin në zhvillimin e tregjeve financiare dhe procesin e integrimit