Ballina Flash

Ҫelet Qendra Rinore Multifunksionale në Durrës, 73 mijë të rinj mund të zhvillojnë pasionet e tyre

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Tashmë të rinjtë e qytetit të Durrësit kanë një hapësirë të dedikuar posaçërisht për ta.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako morën pjesë në çeljen e Qendrës Rinore Multifunksionale, një vend ku rreth 73 mijë të rinj mund të zhvillojnë, krijojnë dhe ndajnë pasionet e tyre.

Ky investim, rezultat i bashkëpunimit mes Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët përmes AKR dhe Bashkisë Durrës, është projektuar për të qenë një hapësirë gjithëpërfshirëse ku të rinjtë mund të shprehin potencialin e tyre në aktivitete rinore, ekspozita arti, kulture dhe tradite.

Qendra është ndërtuar me infrastrukturë për t’u siguruar që të rinjtë me aftësi të kufizuara të ndihen të mirëpritur dhe të kenë akses të plotë.

Menaxhimi dhe zhvillimi i aktiviteteve do të realizohet nga organizata World Vision, me mbështetjen e vazhdueshme të ministrisë dhe bashkisë për rininë e këtij qyteti.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNgjarja te “Onkologjiku”, Apeli i Posaçëm ndryshon masën për mjekun Edmond Gashi
Artikulli tjetërRekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion: Monitorim i financave publike dhe transparencë në menaxhim