Ballina Aktualitet

AIDSSH: Bashkëpunimi me Ambasadën e Suedisë thelbësor për realizimin e projekteve

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, dr. Gentiana Mara Sula zhvilloi një takim me ambasadorin e ri të Suedisë në Tiranë, Niklas Ström.

Gjatë takimit Sula dhe Ström diskutuan mbi avancimin e projekteve të përbashkëta, si platforma digjitale “Mësojmë nga e kaluara – me burime parësore 1944-1991”.

Sula u shpreh se “kjo platformë e-learning, e krijuar për mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar, do të shërbejë si burim informacioni për periudhën e regjimit komunist në Shqipëri dhe do të kontribuojë në rritjen e njohurive historike të nxënësve”.

“Ky bashkëpunim i frytshëm do të vijojë në funksion të edukimit të brezave të rinj, duke u ofruar atyre qasje në histori të bazuar mbi fakte, për të nxitur reflektimin dhe vetëdijen kritike mbi të kaluarën”, theksoi Sula.

Sula tha se “Autoriteti i Dosjeve nuk bën propagandë, por synon të promovojë mendimin kritik rreth të kaluarës sonë të errët, duke krijuar mundësi për njohje të drejtë dhe të thelluar të saj. Në këtë frymë, bashkëpunimi me Ambasadën e Suedisë në Shqipëri mbetet thelbësor për realizimin e projekteve që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit historik dhe edukimit të brezave të rinj”.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Fitorja e Trump na mësoi se rikthimi është i mundshëm
Artikulli tjetërSejko: Ekonomia në trend pozitiv, u rrit me 4% në gjashtëmujorin e parë 2024