Ballina Flash

Rama: Zbulohen portrete e figura shenjtorësh në kishën e Kepit të Rodonit

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Gjatë punimeve për konservimin dhe restaurimin e pikturës murale në Kishën e Shna Ndout, në Kepin e Rodonit, kanë dalë në dritë portrete dhe figura shenjtorësh.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna që po kryhet për restaurimin e kësaj kishe, monument i trashëgimisë kulturore me një arkitekturë romaniko-gotike e shek. XIV

Punimet konsistuan në konsolidimin e shtresave përgatitore dhe pelikulit piktorik, pastrimin nga mbivëniet me gëlqere dhe llaç, pastrimin nga kripërat si dhe zëvendësimin e bordurimeve dhe stukimeve të vjetra

Rama tha se piktura murale e kësaj kishe bashkë me atë të Kishës së Shëlbuemit në Rubik ishin në fokusin e programit “EU4Culture”, gjatë këtij viti për restaurimin e veprave të artit.

Ndërhyrjet u realizuan nga restauratorja Edlira Çaushi dhe ekipi i saj, ndërkohë që specialistët e Sektorit të Veprave të Artit në IKTK kanë mbikqyrur nga afër ecurinë e këtyre punimeve.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManjani: Rritje me 18% e buxhetit për arsimin profesional, investime për cilësi në mësimdhënie
Artikulli tjetërKonferenca “Gruaja, Paqja, Siguria”, Koçiu: Qeveria shqiptare, qasje të re për fuqizimin e gruas