Ballina Ekonomi

Rama: “Space.05” te Piramida ofron krijimet e një grupi të talentuar stilistësh nga Shqipëria dhe Kosova

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Në ambientet e Piramidës në Tiranë u çel sot “Space.05”, një hapësirë e re inovative për stilistët e talentuar nga Shqipëria dhe Kosova.

Në ceremoninë e çeljes ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda dhe djali i tyre Zaho.

“Një mbrëmje e bukur në çeljen e një tjetër destinacioni shijeje të mirë tek Piramida, ku hapësira e re inovative “Space.05” ofron krijimet e një grupi të talentuar stilistësh nga Shqipëria dhe Kosova, si edhe një kub bardhezi në zemër të saj, të vendosur për surpriza të herëpashershme për vizitorët”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Si një vizion i veçantë dhe një grup i përzgjedhur me kujdes stilistësh shqiptarë, “Space. 05” është pjesë e një ekosistemi  të madh krijues.

“Space. 05” është sjellë në jetë nga Destil Creative Hub, nën drejtimin kreativ të stilistes nga Kosova Venera Mustafa.

/k.s/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKampi i Gjadrit, Bucci: Sjell zhvillim ekonomik dhe punësim për banorët e zonës
Artikulli tjetërKOMENT – SHBA përgatitet për një numërim të gjatë të votave presidenciale