Ballina Ekonomi

Përfundimi i punimeve, ARRSH: Nga 5 nëntori mbyllet tuneli i Llogorasë

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Tuneli i Llogorasë, në Vlorë do të mbyllet duke nisur që nga data 5 nëntor, me qëllim përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për dorëzimin e plotë të këtij projekti.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) kërkoi mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës.

Në një njoftim, ARRSH bëri të ditur se punimet po kryhen pas përfundimit të sezonit veror ku hapja e Tunelit të Llogorasë, lehtësoi qarkullimin e mjeteve si dhe shkurtoi kohën e udhëtimit.

Tuneli i Llogorasë u hap më 5 korrik të këtij viti, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve drejt Rivierës dhe duke shkurtuar kohën e udhëtimit në 8 minuta nga 40 minuta që ishte para hapjes së tunelit. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProjektbuxheti 2025, rritje me 13.2% e financimit për pushtetin vendor
Artikulli tjetërKORE E JUGUT – Borrell viziton Seulin mes alarmit për dërgimin e trupave te Koresë së Veriut në Rusi