Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 1 nëntor 2024

TIRANË, 1 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e  Premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira mesatare kryesisht nga orët e mesditës e pasdite.

Mjegull e dendur, mjegullinë në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi 10-12 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/23 Diell pak re
Kukës 4/19 Diell pak re
Lezhë 15/23 Diell pak re
Dibër 4/19 Diell pak re
Durrës 12/24 Diell pak re
Tiranë 12/24 Diell pak re
Elbasan 10/24 Diell pak re
Berat 9/25 Diell pak re
Vlorë 10/23 Diell pak re
Korcë 5/17 Diell pak re
Gjirokastër 5/24 Diell pak re
Sarandë 16/23 Diell pak re

 

                                                                       

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Rritje graduale e përvitshme e pensioneve, rrisim bonusin e fundvitit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/11/2024