TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë publikoi sot emrat e dhjetë kandidatëve të cilët kanë shprehur vullnetin për të plotësuar vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, 1 muaj pas dorëheqjes së Elsa Toskës.
Elsa Toska u votua nga Kuvendi si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, në nëntor të vitit 2019. Toska u votua me 105 vota pro dhe 2 kundër. Ajo dha dorëheqjen më 19 shtator të këtij viti, për arsye personale. Gjykata Kushtetuese njoftoi Kuvendin për vakancën. Kuvendi më tej çeli thirrjen për plotësimin e vakancës.
Me dorëheqjen e gjyqtares Elsa Toksa, Gjykata Kushtetuese mbeti me 8 anëtarë, nga 9 që ishte më parë.
1. Alfred Balla
2. Eris Hysi
3. Gentian Zyberi
4. Irena Nino
5. Klodian Rado
6. Naureda Llagami
7. Nertila Sadedini
8. Nurihan Meta (Seiti)
9. Roland Ilia
10. Sinan Tafaj
/a.f/























