Ballina Aktualitet

Rektori i Akademisë së Sigurisë të Policisë së Shtetit vizitë studimore në SHBA

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Qendrat Federale të Trajnimit për Zbatimin e Ligjit në SHBA (FLETC), në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA dhe DOJ-ICITAP, organizuan një vizitë studimore për profesor Ilirjan Mandro, rektor i Akademisë së Sigurisë të Policisë së Shtetit, në Glynco, GA.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bën të ditur se “udhëheqësit nga e gjithë struktura e FLETC ndanë praktikat më të mira për programet e trajnimit, menaxhimin organizativ, zhvillimin e instruktorëve për zbatimin e ligjit, akreditimin, metodat kërkimore, dizajnin e sistemeve mësimore, krimet kibernetike dhe financiare, operacionet hetimore dhe intervistat për shkencën e sjelljes”.

Rektori Mandro informoi drejtuesit ekzekutivë të FLETC për transformimin e Akademisë së Sigurisë, duke theksuar partneritetin e shkëlqyer mes Ambasadës së SHBA-së dhe Akademisë së Sigurisë, akreditimin e fundit nga IADLEST, trajnimin për hetimin penal, programin e trajnimit të instruktorëve dhe përpjekjet për rekrutimin e grave dhe vajzave në polici.

Rektori Mandro dhe drejtuesit e FLETC diskutuan për thellimin e partneritetit në fushat e trajnimit të udhëheqjes, qëndrueshmërisë së akreditimit dhe programin e kurrikulës së hetimeve kriminale.

Ambasada e SHBA, ICITAP dhe FLETC janë krenarë që bashkëpunojnë me Akademinë e Sigurisë të Policisë së Shtetit për të përmirësuar bashkëpunimin, trajnimin dhe standardet e shtetit ligjor në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

/k.s/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEdukimi financiar, Muzhaqi: Pilotojmë në dy shkolla aplikacionin inovativ mbi transaksionet bankare
Artikulli tjetërKomisioni Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, opozita voton kundër rezolutës