Ballina Aktualitet

Hasani: Shqipëria në BE edhe para vitit 2030

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Igli Hasani në një intervistë për “Alsat” u shpreh se, “Shqipëria synon që të anëtarësohet në BE, më herët se vitin 2030”

“Jo vetëm që 2030 është reale” por do të përshpejtohen reformat “që kjo datë të afrohet”, deklaroi ministri Hasani në një interviste për median në Maqedoninën e Veriut, raporton Televizioni Shqiptar.

Ministri, deklaroi se momenti pozitiv për Shqipërinë duhet parë me pozitivitet nga i gjithë rajoni.  Hasani thotë se për Shqipërinë është me shumë rëndësi që Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja të përparojnë në rrugën e integrimit në BE.

Sa i përket arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta dhe zyrtarëve të lartë edhe pranë qeverisë, ai thotë se “reforma në drejtësi është angazhimi më i madh që ka pasur shteti shqiptarë që nga pavarësia në vitin 1912”./RTSH/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNJU JORK – Guterres: I tronditur nga numri i tmerrshëm i vdekjeve në Gaza
Artikulli tjetërAtmosfera nga takimi me shqiptarët në Nju-Jork, Rama: Bashkë për Shqipërinë në BE