Ballina Aktualitet

Aksident me pasojë një viktimë në Lezhë

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Lezhë-Milot ka ndodhur një aksident ku janë përplasur tre automjete.

Policia njofton se “si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit tip “Opel”, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërsa, shtetasi A. R., 23 vjeç, drejtues i automjetit tip “Ford”, është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”

“Drejtuesi i automjetit tip “Toyota” ndodhet ende në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po vijon veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, përfundon njoftimi i Policisë.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Në datën 29, Shqipëria në protestë
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e hënë, 28 tetor 2024