Ballina Aktualitet

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj në SPAK për “21 janarin”

TIRANË, 23 tetor /ATSH/  Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj është paraqitur sot në SPAK, për t’u pyetur në lidhje me dosjen e 21 Janarit.

Në kohën e kësaj ngjarjeje,  Burgaj u akuzua nga opozita e kohës se nuk zbatoi urdhërarrestet e lëshuara nga Prokuroria, që drejtohej atëherë nga Ina Rama. Pretendimi në atë kohë ishte se në urdhër kishte gabime ortografike të emrave dhe ishin shënuar me laps.

Pas daljes nga SPAK, ish-kreu i Policisë së Shtetit tha se ishte paraqitur si person që ka dijeni për çështjen.

“Kam zbatuar ligjin. I kam zbatuar urdhrat. Policia e Shtetit ka bërë një plan të detajuar masash, kemi zbatuar ligjin, nuk ka përdorur as armë dhe as dhunë ndaj protestuesve”, tha ai.

/e.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti: Kosova do të blejë objekte për ambasada në pesë shtete kyçe
Artikulli tjetërSllovakia do ta mbyllë Zyrën Ndërlidhëse në Kosovë