Ballina Bota

BRUKSEL – Rutte: NATO po heton nëse Koreja e Veriut po dërgon 12 000 trupa në Rusi

BRUKSEL, 19 tetor /ATSH-DPA/- NATO po heton nëse Koreja e Veriut po dërgon 12 000 trupa për të mbështetur forcat ruse që luftojnë në Ukrainë, tha sot sekretari i përgjithshëm Mark Rutte.

“NATO është në kontakt të ngushtë me të gjithë partnerët në rajon, veçanërisht Korenë e Jugut, për të mbledhur të gjitha provat”, tha Rutte.

“Në këtë moment, qëndrimi ynë zyrtar është se ne nuk mund të konfirmojmë raportet se koreano-veriorët janë aktivisht tani, si ushtarë, të përfshirë në përpjekjet e luftës. Por kjo, natyrisht, mund të ndryshojë”, shtoi ai.

Qeveria ukrainase raportoi se ushtarët e Koresë së Veriut janë në radhët e trupave pushtuese ruse.

“Pheniani tashmë po ofron mbështetje masive për Rusinë me predha artilerie dhe raketa me rreze të shkurtër veprimi”, sipas raporteve të shërbimeve të inteligjencës koreano-jugore. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSEUL – Koreja e Jugut: Koreja e Veriut do të dërgojë 12 000 trupa në Rusi
Artikulli tjetërRefuzimi i votimit elektronik, Basha: Berisha dhe grupimi i tij u shërben interesave meskine