Ballina Flash

Kroçera “Monet” me turistë britanikë mbërrin në portin e Vlorës, në mbrëmje niset drejt Sarandës

TIRANË, 13 tetor, /ATSH/ Kroçera “Monet” ka mbërritur sot në portin e Durrësit. Rreth 46 turistë anglezë kanë mbërritur me këtë kroçere në vendin tonë, ndërsa sipas mediave rreth orës 22:00 do të niset drejt Sarandës.

Kjo kroçerë është një nga vizitoret më besnike në Shqipëri, pasi në maj të këtij vitit zhvilloi dy ture brenda muajit në Portin e Durrësit.

Korçerja ‘Monet’ mban emrin e piktorit impresionist francez Claude Monet dhe është 68 metra e gjatë dhe 10 metra e gjerë. Ka 30 kabina në bord me hapësirë ​​për 60 pasagjerë, si edhe 27 pjesëtarë të ekuipazhit.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEHERAN – Irani kritikon sanksionet e fundit të planifikuara të BE-së
Artikulli tjetërShqipëria U-19 fiton 2-0 miqësoren e dytë ndaj Malit të Zi në “Reshit Rusi”