Ballina Flash

“Arbëria dhe fëmijët e saj”, aktivitet i arbëreshëve të Kalabrisë për mbrojtjen e gjuhës e kulturës

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Dje në Çifti (Civita) të Kalabrisë ka nisur aktiviteti “Arbëria dhe fëmijët e saj”. Ky aktivitet organizohet në kuadër të ditëve ndërkombëtare të studimeve mbi pakicat gjuhësore dhe politikave të rigjallërimit të gjuhës dhe kulturës arbëreshe.

E pranishme ka qenë edhe drejtoresha ekzekutive e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), prof. Diana Kastrati,  e cila në fjalën e saj theksoi se, çështja e gjuhës arbëreshe dhe ligjit 482/99, është çështje e arbëreshëve dhe duhet të vijë si sinergji e bashkëpunimit ndërmjet studiuesve, komunës dhe instancave politike të të dy palëve.

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bën me dije se po punon prej katër vitesh për ruajtjen dhe promovimin e kulturës arbëreshe dhe do vijojë të punojë në këtë drejtim. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIsh-deputeti Jurgis Çyrbja në SPAK: Sqarime për një çështje kur drejtoja Hipotekën
Artikulli tjetërKredia për pasuri të paluajtshme, 49 % e totalit të huadhënies për ekonominë