Ballina Flash

Mundja shqiptare shkëlqen në Kampionatin Ballkanik, fiton medalje të shumta

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Mundësit shqiptarë kanë arritur suksese të mëdha në Kampionatin Ballkanik, duke sjellë në shtëpi një sërë medaljesh për meshkuj dhe femra. Andi Muça, Ardit Zeneli dhe Albi Peposhi triumfuan në vendin e parë, duke fituar medalje të arta në kategoritë përkatëse. Xhord Gjoni u rendit në vendin e tretë në kategorinë U15, ndërsa Klevis Koçeku përfundoi i pesti.

Në kategorinë e femrave, Erglena Domi fitoi medaljen e artë për moshat U15, ndërsa Kleona Shabani siguroi medaljen e bronztë në kategorinë U20, duke forcuar edhe më tej suksesin e ekipit shqiptar në këtë kampionat ndërkombëtar.

“Mundja shqiptare shënon një tjetër sukses ndërkombëtar”, njofton Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEuropiani U-17, Shqipëria pret Kroacinë në “Air Albania”
Artikulli tjetërPrezantohet libri mbi Eugene Pittard, zviceranin që themeloi Kryqin e Kuq Shqiptar