Ballina Aktualitet

Anija “Oriku” shpëton 19 emigrantë në bordin e një gomoneje

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Anija shqiptare “Oriku”, pjesë e misionit në Detin Egje, në bashkëpunim me rojën bregdetare greke dhe atë turke, i ka ardhur në ndihmë një gomoneje me 19 emigrantë me kombësi të ndryshme nga Lindja e Mesme.

Lajmi u bë i ditur nga Forca Detare, e cila theksoi se “emigrantët u morën nga Roja Bregdetare Turke në gjendje të mirë shëndetësore dhe u shoqëruan për procedurat e mëtejshme”.

Në korrik të këtij viti anija shqiptare “Oriku” gjatë patrullimit në detin Egje shpëtoi edhe një gomone në vështirësi me 20 persona në bord.

/k.s/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFlamurtari fiton Superkupën e Shqipërisë në basketboll për femra
Artikulli tjetërBashkia e Tiranës lehtëson kriteret për kreditë e buta, Veliaj: Përfitojnë 1200 familje