Ballina Flash

Rama ndan pamje nga Shiroka, e kthyer në destinacion turistik

TIRANË, 5 tetor /ATSH/ Shiroka, vetëm 6 km nga Shkodra, është kthyer në një qendër turistike që po frekuentohet çdo vit e më shumë nga turistë të huaj dhe vizitorët vendas.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga Shiroka, ku investimet e viteve të fundit i kanë ndryshuar faqen, duke i dhënë një rrugë të re, pedonalen brigjeve të liqenit, rehabilitimin e plazheve të vogla dhe së fundmi edhe molin për varkat lundruese.

Vetëm 4 kilometra larg qytetit të Shkodrës, pasi lë “Urën e Bunës” dhe merr rrugën në të djathtë të shfaqet Shiroka, një nga lagjet më të veçanta të Shkodrës, e vlerësuar si një prej bukurive mahnitëse të veriut buzë liqenit të Shkodrës dhe rrëzë malit të Taraboshit.

Një sërë projektesh infrastrukturore që e kanë shëndërruar zonën në një destinacion të bukur pushimi dhe relaksi.

Ajri i freskët, që vjen nga thellësitë e Alpeve, e bërë Shirokën një nga joshjet më të veçanta për të kaluar disa orë ndryshe për shkodranët, por edhe për turistët vendas dhe të huaj.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Mijëra protestues pro-palestinezë mblidhen në qendër të Londrës
Artikulli tjetërLezhë, Koçiu: Shërbimet sociale dhe shëndetësore ofrohen edhe në banesa