Ballina Flash

Reshjet e shiut në Durrës, situata në hidrovore normale

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Qyteti bregdetar i Durrësit është përfshirë sot nga reshje të dendura shiu, ndërkohë që punonjësit e bashkisë janë në terren për t’u përballur me vështirësitë e krijuara nga këto reshje.

Bashkia e Durrësit bën të ditur se “strukturat e bashkisë janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve. Policia bashkiake, ekipet e emergjencave civile dhe të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve janë në terren për të kryer mirëmbajtjet e duhura aty ku ka nevojë për ndërhyrje emergjente”.

Sipas bashkisë, situata në hidrovore është normale dhe të gjitha ekipet janë në ndihmë të komunitetit për çdo problematikë.

Policia bashkiake, ekipet e emergjencave civile dhe të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve janë në terren për të kryer mirëmbajtjet e duhura aty ku ka nevojë për ndërhyrje emergjente.
Bashkia e Durrësit bën të ditur se vijon kontrolli i vazhdueshëm i sistemeve të kanaleve kulluese dhe gjendjes funksionale të hidrovorëve ndërsa po monitorohet vazhdimisht argjinatura e lumenjve (Erzen dhe Ishëm), digat e ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve katastrofikë si dhe janë në gatishmëri të gjitha kapacitetet logjistike dhe burimet njerëzore të forcave operacionale për përballimin e çdo situate të mundshme.
Gjithashtu bashkia i bën apel të gjithë qytetarëve që mund të kenë probleme nga situata emergjente që mund të krijohet nga reshjet e shiut të njoftojnë strukturat e bashkisë.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Lajthia shfaq aftësi antitumorale mbi qelizat e mëlçisë
Artikulli tjetërMeta: Të ardhurat ditore të pensionistëve, më poshtë se kufiri i varfërisë absolute