Ballina Ekonomi

Produktet shqiptare në tregjet e BE u rritën 22%

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Eksportet bujqësore “Made in Albania” po vijojnë të zgjerojnë hartën gjeografike duke shënuar zhvillime interesante.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se eksportet bujqësore janë rritur gati me 13 % çdo vit.

Sipas saj, vetëm për në 7 muajt e parë të këtij viti, eksportet bujqësore janë rritur me 16.7 % dhe produktet shqiptare në tregjet e BE janë edhe më të larta me 22 %.

“Këto janë shifra që na motivojnë të rrisim prodhimin e frutave dhe të perimeve në sipërfaqe për hektar më shumë dhe kjo është një nga pikat e para të mbështetjes së Skemës së Investimeve që financon grant për rritjen e sipërfaqeve të prodhimit në serra”, u shpreh ministrja.

Denaj tha se, fokus i politikave mbështetëse vijon të jetë edhe nxitja e incentivave për bashkëpunim bujqësor të fermerëve duke i subvencionuar ata për krijimin e Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor.

“Kemi 321 bashkësi të operatorëve bujqësorë”, tha ajo, teksa shtoi se, skema e investimeve në bujqësi, aplikon standardet më të mira të zbatimit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Ia vlen të jetosh”, Koçiu: Njësitë lëvizëse sot në Kukës dhe Lushnjë për kryerjen e mamografisë
Artikulli tjetër111-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë