Ballina Ekonomi

Denaj: Drejtoritë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit, nga dita e djeshme në gatishmëri të plotë

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Bazuar në parashikimet e motit, Drejtoritë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit janë në gatishmëri të plotë që nga dita e djeshme, duke monitoruar vazhdimisht nivelet e ujit në sistemet e kullimit dhe duke mbajtur në gatishmëri të plotë të gjithë hidrovoret.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se, hidrovoret janë në punë dhe vijojnë të funksionojnë normalisht.

Për shkak të kushteve ekstreme të motit, në disa raste ka pasur ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike, por pa shkaktuar asnjë problematikë, theksoi Denaj.

Ministrja theksoi se, të gjithë punonjësit e DUK-ve janë aktualisht në terren dhe situata që lidhet me përmbytjet apo kullimin e tokave bujqësore është brenda parametrave normalë.

Denaj nënvizoi se, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural së bashku me ekipet e saj, është e gatshme në çdo moment për të siguruar mbarëvajtjen e situatës.

“Angazhimi maksimal i strukturave në terren dhe monitorimi i vazhdueshëm i situatës mbeten prioritet absolut”, theksoi Denaj në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOrganizohet për herë të parë në Shqipëri Mini Festivali i Indisë
Artikulli tjetërHoxha komunikim me Prefektët: Situata me motin po shkon drejt përmirësimit