Ballina Flash

Të pagjeturit, Kosova në Berlin përsërit kërkesën për qasje në arkiva dhe lokacionet në Serbi

PRISHTINË, 3 tetor/ATSH/ Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur gjatë një vizite në Berlin të Gjermanisë, ka kërkuar përfshirjen më aktive të Bashkimit Evropian në çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, si dhe qasje në arkivat dhe lokacionet në Serbi për zgjidhjen e këtij problemi të ndjeshëm.

Në këto takime është ri-adresuar kërkesa për palën serbe për qasje në arkivat dhe lokacionet në Serbi, zbatimi i marrëveshjeve të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut, si dhe një përfshirje edhe më aktive të BE-së në zbardhjen e fatit edhe të më shumë se 1600 personave të zhdukur edhe 25 vjet pas luftës në Kosovë. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKumbaro: Nepravishta po zbulohet si destinacion natyror, kulinar dhe kulturor
Artikulli tjetërKOMENT – Perspektiva për armëpushim në Gazë jashtë fokusit ndërsa konflikti ndizet në Liban