Ballina Ekonomi

Ibrahimaj: 35 milionë lekë për startup-et për tregtinë elektronike

TIRANË, 2 tetor/ATSH/ Qeveria po mbështet financiarisht startup-et në sektorin e tregtisë elektronike.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se deri tani 7 startup-e që janë shpallur fitues kanë përfituar mbështetje financiare në shumën 35 milionë lekë për të zhvilluar dhe përforcuar idetë e tyre.

“Qeveria shqiptare garanton mbështetje të vazhdueshme për këto iniciativa, duke krijuar një mjedis të favorshëm për rritjen e startup-eve, jo vetëm me financim direkt, por edhe me asistencë teknike dhe trajnime për ngritjen e kapaciteteve”, tha Ibrahimaj.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria miraton pozicionin negociues për çeljen e negociatave, Dhuka: Do të progresojmë, pavarësisht situatave të ditës
Artikulli tjetërSalianjit iu ndërpre mandati i deputetit, Kuvendi njofton KQZ-në për vakancën