Ballina Flash

Aksion pastrimi në plazhin e Divjakës

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Një aksion masiv pastrimi i vijës bregdetare në zonat e mbrojtura u ndërmor në të gjithë vendin në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pastrimit të Bregdetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga aksioni i pastrimit në plazhin e Divjakës.

Stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura Fier, në bashkëpunim me bashkinë Divjakë, institucionet lokale, shkollat, por edhe qytetarë vullnetarë e shumë të rinj u angazhuan për  pastrimin e vijës bregdetare të Divjakës.

I cilësuar si një nga parqet kombëtare më të vizituara për turizmin natyror dhe atë të vëzhgimit të shpendëve ujorë, Divjakë-Karavastaja vitet e fundit është kthyer në destinacionin e mijëra turistëve vendas e të huaj.

Ndërkohë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pastrimit të Bregdetit, në 21 shtator u organizua aksioni i madh i pastrimit, i cili u shtri edhe në plazhet e Velipojës, Kunes, Hamallajt dhe Nartës.

Nisma e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura përfshiu një territor me shtrirje prej 20 km zonë të mbrojtur bregdetare në gjithë vendin.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShtyhet seanca fillestare për rastin e sulmit në Banjskë
Artikulli tjetërHovenier thotë se SHBA-ja pret nga Kosova e Serbia ta marrin seriozisht dialogun