Ballina Flash

Europa League, arbitri shqiptar Juxhin Xhaja drejton sfidën AZ Alkmaar – Elfsborg

1513217663

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Arbitri shqiptar, Juxhin Xhaja, do të vendosë drejtësi në ndeshjen e Europa League AZ Alkmaar – Elfsborg.

Performanca pozitive dhe shumë e mirë e Xhajës, jo vetëm në kampionatin “Abissnet Superiore”, por edhe në kompeticionet europiane sa herë është përzgjedhur nga UEFA, ka bërë që të marrë vlerësimin e radhës nga qeveria europiane e futbollit.

Dy ndihmësit e Juxhin Xhajës dhe arbitri i katërt do të jenë sërish shqiptarë. Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo janë asistentë në këtë takim, ndërsa Albert Doda është përzgjedhur arbitër i katërt.

Gjyqtari i mirënjohur anglez, Stuart Attëell, do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesor Juxhin Xhaja nga dhoma e VAR-it, së bashku me asistentin e tij në AVAR, Peter Bankes.

Ndeshja AZ Alkmaar – Elfsbord do të luhet të mërkurën më 25 shtator në stadiumin “AFAS Stadion”, në orën 18:45.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStrategjia Afatmesme e të Ardhurave, lehtësim sektorëve prioritarë bazuar në kosto
Artikulli tjetërEkspozitë e përbashkët shqiptaro-kineze në Galerinë e Tiranës