Ballina Aktualitet

SHBA trajnon 15 hetues të AMP-së për hetimin e krimit

TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ICITAP, në partneritet me Agjencinë Shqiptare të Mbikëqyrjes Policore (AMP) nisi sot një kurs trejavor për hetimin e krimit për 15 hetues të AMP në Ministrinë e Brendshme.

Ky program, i konceptuar për herë të parë në vitin 2022, synon të rrisë aftësitë e Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në hetimin e krimeve, duke përmbushur standardet kombëtare, bëri të ditur Ambasada e SHBA në Tiranë.

I mbështetur nga zyrtarë të lartë të qeverisë, ky kurs ka trajnuar tashmë mbi 160 oficerë dhe vazhdon të krijojë kapacitete në zbatimin e ligjit në Shqipëri.

Ambasada e SHBA shprehet krenare që mbështet këtë nismë për më shumë llogaridhënie nga policia në rrugën drejt integrimit në BE.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Opozita gjermane konfirmon Friedrich Merz si kandidat për kancelar
Artikulli tjetërHasani në Nju-Jork: Të angazhuar për përgatitjen e kompanive shqiptare për tregun e BE