Ballina Bota

NJU JORK – Ambasadori izraelit në OKB-së: Izraeli do të mbrojë vehten

NJU JORK, 21 shtator /ATSH-DPA/ – Ambasadori izraelit që OKB, Danny Danon i tha Këshillit të Sigurimit se Izraeli nuk e kishte përjashtuar mundësinë e sulmeve të mëtejshme ndaj milicisë shiite libaneze Hezbollah.

“Ne nuk do të lejojmë Hezbollahun të vazhdojë provokimet e tij. Veprimet shkelin ligjin ndërkombëtar dhe Izraeli do të mbrojë veten”, i tha Danon organit të fuqishëm të OKB-së në Nju Jork.

Ambasadori tha se që nga sulmet vdekjeprurëse të 7 tetorit të organizuara nga organizata militante palestineze Hamas, e cila shkaktoi luftën në Gaza, Hezbollahu ka lëshuar më shumë se 8 000 raketa ndaj Izraelit.

”Dhjetra njerëz janë vrarë dhe dhjetëra mijëra janë zhvendosur”, theksoi Danon. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMilo: Rritja e pensioneve do të duhej të ishte një politikë konstante
Artikulli tjetërManja: Ndihma juridike falas, garanton akses të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët