Ballina Bota

ROME – Starmer: Pengesa dhe frenimi i migrantëve është prioritet absolut

ROME, 16 shtator /ATSH-ANSA/ – Parimet që do të ndjekim në çdo gjë që bëjmë mbi fenomenin e migracionit janë të realizueshme me kosto efektive dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare, deklaroi kryeministri britanik Keir Starmer gjatë vizitës së tij në qendrën e përbashkët të koordinimit për imigracionin në Romë.

”Thelbësorja është të parandalohen njerëzit që ndërmarrin këto udhëtime: ne kemi parë shumë vdekje si në Mesdhe ashtu edhe në Kanalin Anglez”, shtoi ai.

“Është detyra jonë të marrim një qasje ndërkombëtare ndaj një sfide ndërkombëtare, për të parandaluar humbjen e më shumë jetëve në det, jo vetëm në Kanal, por edhe në Mesdhe”, shtoi kryeministri britanik. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDeputetët dhe ambasadori i Hungarisë flasin për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE
Artikulli tjetërKoçiu: 38 444 ndërhyrje kirurgjikale në 7 muaj në strukturat spitalore publike