Ballina Aktualitet

Bardhi: Asnjë llogaridhënie në Asamblenë e PS-së

TIRANË, 8 shtator/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi sot zhvillimet në Asamblenë e PS-së ku sipas tij, u zëvendësuan figura të kësaj force politike me pupacë.

Bardhi tha se në punimet e Asamblesë nuk u dha asnjë ide, nuk u pa asnjë reflektim, llogaridhënie, apo ndjesë për çfarë ka shkuar keq.

“Vetëm vazhdim i refrenit të vjetër, fajëso dhe sulmo kundërshtarin, bëj sikur ke ardhur sot në pushtet dhe nuk ke patur shansin e mundësinë për të rritur rrogat, pensionet, për të forcuar e zhvilluar ekonominë, apo për të luftuar krimin e korrupsionin”, u shpreh ai.

Bardhi theksoi se Rama flet për 2030, por mendjen e ka tek 1997.

“Sot më shumë se kurrë ndonjëherë duhet kurajo e bashkim për ta shpëtuar Shqipërinë”, deklaroi Bardhi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, rritje prej 3.27%
Artikulli tjetërBM – Blinken drejt Londrës me Gazën dhe Ukrainën në axhendë