Ballina Flash

Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Veliaj: Dritë udhëheqëse për të gjithë ne

TIRANË, 5 shtator/ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përcolli mesazh në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Sot, më 5 Shtator, përkujtojmë Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, një emër që simbolizon dhembshurinë dhe altruizmin. Trashëgimia e saj është një dritë udhëheqëse për të gjithë ne”, shkruan Veliaj.

Misionarja shqiptare Agnes Gonxhe Bojaxhiu për më shumë se 45 vjet u shërbeu të varfërve, të sëmurëve dhe jetimëve.

8 vite më parë, më 5 shtator 2016, Nënë Tereza fituese e çmimit Nobel për Paqen, u shpall shenjtore. Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Nëpër gjurmët e Tasos”, çelet në COD ekspozita e artistit Anastas Kostandini
Artikulli tjetërPrimet nga sigurimi i detyrueshëm i mjeteve, rritje me 9.39 %