Ballina Aktualitet

Spiropali pret ambasadoren e Zvicrës: Forcim i bashkëpunimit parlamentar

TIRANË, 3 shtator /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti në një takim ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber.

Në takim u diskutua për strategjinë e bashkëpunimit, forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin parlamentar dhe progresin e projektit PACEP për modernizimin e funksioneve dhe shërbimeve të Kuvendit.

Gjithashtu pjesë e bisedës ishte edhe ecuria e marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore, e cila ka hyrë në fuqi nga 1 tetori i vitit të kaluar.

Spiropali theksoi se, bashkëpunimi parlamentar do të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDy kryevepra të muzikës klasike në fillim të sezonit në TKOB
Artikulli tjetërDorëshkrimet e Franz Nopcsa-s në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare