Ballina Bota

GJERMANI – FDP: Qeveria e kancelarit Scholz e ka humbur legjitimitetin

BERLIN, 2 shtator /ATSH-DPA/ – Nënkryetari i Demokratëve të Lirë (FDP) liberalë, Wolfgang Kubicki deklaroi se ”qeveria e koalicionit trepartiak të kancelarit Olaf Scholz ka humbur legjitimitetin e saj në dritën e rezultateve të dobëta, në zgjedhjet e djeshme në dy lande”.

FDP është pjesë e koalicionit të Scholz dhe pritet të ketë një performancë të dobët me rreth 1% si në Turingi ashtu edhe në Saksoni, bazuar në rezultatet fillestare dhe sondazhet e ardhshme.

Kjo do ta lërë partinë pa vende në të dy parlamentet e landeve.

”Njerëzit kanë përshtypjen se ky koalicion po e dëmton vendin dhe partinë Liberal-demokrate”, shkroi Kubick në një postim në X.

Social-demokratët (SPD) e qendrës së majtë të Scholzit pritet të mbeten pak a shumë të qëndrueshëm në Saksoni, por të rrëshqasin në Turingi, ndërsa partnerët e tyre të koalicionit, të gjelbrit, do të pësojnë humbje të mëdha në të dy landet.

Sipas parashikimeve të fundit SPD, të Gjelbrit dhe FDP së bashku pritet të fitojnë vetëm 10,6% të votave në Turingi dhe 13,6% në Saksoni./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoçiu: 200 mijë fëmijë kanë kartelën digjitale të vaksinimit në e-Albania
Artikulli tjetërBardhi në Kuvend: Prioritet, rritja e pensionit minimal dhe ligji për caktimin e minimumit jetik