Ballina Flash

“Abissnet Superiore”, java e tretë luhet të shtunën dhe të dielën

TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Java e tretë e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të shtunën dhe të dielën.

Takimi i parë i kësaj jave do të jetë Laçi – Bylis. Sfida do të zhvillohet në stadiumin e Laçit duke nisur prej orës 17:00.

Të shtunën do të luhen edhe dy takimet të tjera në orën 20:00. Në stadiumin e Korçës, Skënderbeu do të përballet me Vllazninë, ndërsa në “Niko Dovana” do të luhet ndeshja Teuta – Partizani.

Të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore”. Të dyja takimet do të luhen në orën 20:00. Në stadiumin “Elbasan Arena” Dinamo City do të përballet me AF Elbasanin, ndërsa në “Niko Dovana” do të luhet ndeshja Tirana – Egnatia.

Të gjitha ndeshjet e kampionatit “Abissnet Superiore” do të transmetohen live në kanalet e RTSH.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEL AVIV – IDF: Trupat izraelite vrasin kreun e Hamasit në Xhenin, Wassem Hazem
Artikulli tjetërKrasniqi publikon bilancin AMA- TikTok: Në 5 ditë bllokohen qindra video pirate dhe dhjetëra video me përmbajtje të dëmshme